Ekonomia është baza mbi të cilën ndërtohet shteti. Jo rastësisht pesha e shteteve më të fuqishme bazohet në kapacitetin e tyre të prodhimit. Kjo tregon se sa e rëndësishme është prania e eksperteve të ekonomisë në institucionet e Kosovës.
Jo rastësisht, tasht së fundmi, politika kosovare është pasuruar edhe me njërin ndër ekspertët më të njohur të financave dhe taksave, Kushtrim Ajvazin. Ai para disa javëve ka zyrtarizuar aderimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas Ajvazit ka ardhur koha që bagazhin e tij profesional e intelektual ta zhvendosë në nivelin e vendimarrjeve të cilat do ndikonin direkt në jetën e qytetarëve.
Por, kush është Kushtrim Ajvazi? Një emër sigurisht se i njohur në sferën e kontabilitetit dhe financave por jo edhe në atë të politikës. Një ndër studentët me të përgatitur në fushën e kontabilitetit dhe financave që ka njohur Fakulteti Ekonomik, aftësite e të cilit sigurisht se tërhoqen edhe vëmendjen e stafit të profesorëve. Krahas studimeve, Ajvazi qysh në nivelin bachelor filloi të mbante edhe mesime shtesë për kolegët e studimeve. Këtu edhe filloi rrugëtimi i tij profesional tash e 11 vite në sferën e kontabilitetit dhe financave.
Sot ai është ndër kontabilistet që zotëron punën e kontabilitetit dhe financave në kompanitë më të fuqishme vendore dhe me kapacitet prodhues edhe jashtë Kosovës. Ai e njehë më së miri nevojën e tregut dhe sektorit privat.
Kushtrim Ajvazi me prejardhje është nga fshati Sllatinë e Epërme, Komuna e Vitisë. Ai rrjedh nga një familje intelektuale dhe me pervojë mbi 25 vjeçare në biznes.
Gjatë karierës së tij në fushën e ekonomisë ai ka kryer edhe funksionet: Kryetar i Shoqatës së Afaristëve në zonën e biznesit në Gracanicë dhe anëtar i bordit në Odën e Afarizmit të Kosovës.
Si ekonomist ai ka qenë shumë herë edhe zë i fuqishëm i nismave ligjore, si mysafir në televizione duke analizuar situatat nëpër të cilat ka kaluar ekonomia e Kosovës.