Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, në prag të Kurban Bajramit, në këtë natë të madhe, të gjithë qytetarëve të besimit islam të Gjilanit, i përcjellë urimet më të përzemërta në këtë festë.
Festa e Kurban Bajramit, na bënë thirrje që si shoqëri, si shtet e si komb, të ruajm traditën që në vete ngërthen vlera të larta njerëzore, humane, të mirëkuptimit e bashkëjetesës, na thërret për unitet e barazi, drejtësi e përparim. Na thërret për respekt e pranim të tjetrit.
AAK uron që në këtë ditë të sakrificës, të forcohen lidhjet familjare, inatet të mposhten nga dashuria për njëri-tjetrin. Mes nesh, të gjithve, le të dominojë fuqishëm zëri i arsyes, i sigurisë. Rrugëtimi bashkë për të mirën e përgjithshme, na bën më të fortë përballë çdo sfide, përballë vetëvetës dhe çdokujt tjetër.
Urime!