Përmes një postimi Sabedin Sinani, ka treguar se ka vendosur të jap dorëheqje të pa revokueshme nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës
Ja postimi i plotë:
Të nderuar miq dhe kolegë.
Kohëve të fundit kam shpërfaqur shqetësimet e mia rreth funksionimit te degës së AAK-së ne Gjilan.I pa knaqur me mënyrën e udheheqjes së degës ,Injorimit dhe mos krijimit te hapësirës së nevojshme për të ushtruar aktivitetin tim partiak për një koncept të ri të mendimit dhe veprimit, kam vendosur, që të japë dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat e kësaj partie,që nga nëndega në Velekince ,nga kryesia e degës së AAK-së në Gjilan dhe të qenurit anëtar i kësaj partie !
Me Rrespekt,
S.Sinani