Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar Ambasada amerikane në Kosovë.
Në një deklaratë në Twitter, ambasadori amerikan, Phip Kosnett, thotë se Kuvendi i Kosovës sot ndërmori një hap të rëndësishëm drejt krijimit të Qeverisë së re.
“Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, do të siguronte që Kosova nuk do të humbasë më shumë kohë në ndërtimin e themeleve për të ardhmen”, ka shkruar Kosnett në Twitter.