Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar punimet që po zhvillohen në Spitalin e Gjilanit për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore.
Ai ka thënë se edhe spitali i këtij qyteti, sikur spitalet tjera në Kosovë, ka vuajtur nga mungesa e vëmendjes dhe investimeve.
“Gjendja e këtij spitali akoma nuk është në nivelin që dëshirojmë ta shohim, por me investimet që po bëhen të mundura falë luftës kundër korrupsionit, shërbimet mjekësore për qytetarët tanë po përmirësohen”, ka shkruar ai në Facebook
Në këtë spital, ditë më parë u përurua shërbim i ri emergjent, një investim rreth 200 mijë euro.