Anëtarët e Kryesisë së LDK’së të cilët janë zgjedhur dje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, sot përsëri i janë drejtuar selisë qendrore të partisë, prej ku pritet të dalin me një emër që do ta nominojnë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka mbërritur në seli, ndërkohë pas tij kanë filluar të mblidhen anëtarët e Kryesisë së LDK’së, Lumir Abdixhiku, Muharrem Sfarqa, Lutfi Zharku, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri e të tjerë.
Ndërkohë nuk dihet nëse do të diskutohet edhe cështja e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.