Lajme

Nisin pritjet për tabelat e veturave

E hëna e 15 marsit ka nisur me pritje për dhjetëra qytetarë që duan të pajisen me tabela të regjistrimit të veturave në sportelet e Agjensisë së Regjistrimit Civil-ARC.

Radha e pritjeve po rritet edhe më shumë për shkak se puna momentalisht ka ngecur ngase ka ra rënë rrjeti i internetit. Siç është bërë zakon pothuajse në secilin sektor, masat pandemike nuk po respektohen. Maska dhe distanca mbesin vetëm në teori.

Javën e kaluar MPB kishte njoftuar se është finalizuar furnizimi me tabela të veturave dhe se qytetarët mund të vijnë të pajisen me to në objektin e ARC-së.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close