Drita zhvillon sot nga ora 17:00 ndeshjen e dytë kampionale të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit presin Kf.Flamurtarin nga Prishtina, teksa po e kërkojnë fitoren e parë në këtë fillim kampionat.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit, ku pritet të ketë spordashës e tifozë të Dritës, “Intelektualët”, të cilët kanë paralajmëruar përkrahje maksimale për klubin e zemrës.
Drita e nisi me humbje kampionatin e ri pasi pësoi befasisht para tifozëve të vet 0-1 nga Ferizaj. Ndërsa, Flamurtari e nisi me barazim kampionatin ku ndau pikët me Prishtinën në kryeqytet.
Flamurtari edicionin e kaluar e kishte mposhtur dy herë Dritën në stadiumin e qytetit në Gjilan.