Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka falenderuar kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën që ia ka deleguar politikat zgjedhore dhe e ka vlerësuar lartë kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, e cila sipas tij do të jetë kryeministre.
“Unë e falenderoj kryetarin për delegimin e politikave zgjedhore në këtë proces shumë tëndë ma beson mua”, ka thënë Haziri.
Bashkë me kandidaten e nominume që do të jetë kryeministre pa asnjë dyshim, ju garantojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës që nga ky minut deri më 6 tetor do të punojmë që me festu bashkë dhe do ta rikthejmë LDK-në në forcë të parë politike për dekadën e ardhshme”, ka shtuar ai.
Për Hazirin, tanimë Vjosa Osmani është figura që do ta bindë çdo qytetar si kandidate për kryeministre të Kosovës.
“Figura frontale figura frontale që ka me e bindë çdo qytetar, çdo shtëpi ka me qenë Vjosa.”, ka thënë Haziri./Sinjali/