Kuq e bardhët pasditën e së martës, kanë startuar përgaditjet për duelin e fundjavës, atë kundër Vushtrrisë.
Stërvitja e sotme u mbajt tek fusha ndihmëse,e cila filloi nga ora 17:30 deri në ora 19:00, teksa futbollistët punuan me ushtrimet të cilat u caktuan nga trajnerët e skuadrës.
Gjilani edhe ditën e nesërme pritet ti vijoj stërvitjet dhe ato do të mbahen në vendin e njejtë, tek fusha me barë artificial.