Stadiumi i qytetit në Gjilan është në rikonstruktim e sipër, teksa po punohet në ndërtimin e tribinave të reja prapa golave. Megjithatë tifozët e shumtë të futbollit po preferojnë një tribinë tjetër e cila po ofron kushte më të mira.
Fjala është për objektin e Shkollës së Muzikës që është afër stadiumit të qytetit dhe aktualisht po shërben vetëm për të parë ndeshje.
Për të shmangur pagesën e biletave të ndeshjes, tifozë të shumtë mblidhen në këtë objekt të papërfunduar për të shikuar ndeshje futbolli, megjithëse siguria nuk është në nivelin e duhur.
Madje, në disa raste ka patur edhe të lënduar në këtë objekt të papërfunduar nga Ministria e Arsimit, por gjithsesi mbetet një vend i mirë për të parë një ndeshje futbolli.
Teksa objektivi ende nuk është funksionalizuar, tifozë të shumtë do të vazhdojnë ta ndjekin ndeshjen nga ky objekt që nuk kontrollohet nga askush.
Më poshtë keni pamje nga ndeshja e fundjavës ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit (3-0), me ç’rast dhjetra persona kishin preferuar objektin e Shkollës së Muzikës si tribinë më e përshtatshme se ajo e stadiumit për ta ndjekur ndeshjen: