Lufti Haziri, shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se është duke ndodhur bashkimi ndërmjet partisë së tij dhe Vetëvendosjes.
“Është i mundur një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.
“Për ne është vetëm një kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani – ajo e cila do të jetë edhe kryeministre e Vetëvendosjes dhe e vendit”.
Ai ka treguar se në takimin e sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtiti janë biseduar çështje konkrete të programeve, njofton Klan Kosova.
Haziri ka ritheksuar edhe një herë se LDK ka shumë qejf që të bëhet bashkë me Vetëvendosjen.