Sot, bashkë nënkryetarët Xhevat Demiri e Agim Zuzaku, dhe me anëtarë të shtabit zgjedhor të AAK-së në Gjilan, prita në takim kryesinë e PSD-së në Gjilan, dhe tre ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj nga AAK, dhe Dardan Molliqaj e Besa Baftiu nga PSD.
Diskutuam bashkë për shumë tema të rëndësishme për vendin. Vendosëm që të bashkojmë forcat edhe në shtabin zgjedhor në Gjilan. Unik, të barabartë dhe të mobilizuar për zgjedhjet e 6 tetorit. Është kënaqësi kur flet për tema me interes të përgjithshëm, duke tejkaluar vijat partiake dhe pozitat në çfardo niveli qofshin ato.
Jo thjeshtë koalicion fitues, është edhe koalicioni i shpresës për Kosovën shtet 100%, i shpresës për qytetarin.
Kosova shtet 100%!