Nën udhëheqjen e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arben Mehmeti, i cili ditë më parë u emërua nga Lutfi Haziri, nënkryetar dhe udhëheqës i politikave të LDK’së në këtë fazë, është mbajtur sot takimi i parë i funksionalizimit, ku edhe janë ndar përgjegjësitë sektoriale.
Kryetari i Shabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, ka deklaruar se fryma e jashtëzakonshme mobilizuese e cila po mbretëron në LDK, është garanca më e fortë për fitoren e madhe në Gjilan, Anamoravë dhe mbarë Kosovën, të cilës i prin kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.
Shtabi i Degës së LDK’së së Gjilanit vlerësoi se do të punohet me modelin e zgjedhjeve të vitit 2017, kur Lutfi Haziri mori mbështetjen e jashtëzakonshme partiake e qytetare.
Po ashtu, Shtabi i Degës ka kërkuar që të funksionalizohen maksimalisht shtabet e nëndegëve dhe të Forumit të Rinisë e Forumit të Gruas.