DREJTORIA PËR ADMINISTRATË E PËRGJITHSHME
DEMANTON
Lajmin në portalet elektronike të paraqitur sot “ Një ngjarje e pazakontë në qytetin e Gjilanit” lidhur me aplikimin e gjobave në rastet e regjistrimit të lindjeve dhe vdekjeve pas afatit të paraparë ligjor, ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi.
Çështja e aplikimit të gjobave për rastet e regjistrimit me vonesë të lindjeve dhe vdekjeve është e përcaktuar me Ligj, Ligji për Gjendjen Civile , Nr. 04/L-003 neni 63, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është e obliguar t’i zbatojë ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi nga fushë veprimtaria e saj në raport me qytetarët dhe institucionet e tjera.
Zbatimi i ligjit nga ana e institucionit në fjalë nuk paraqet veprim të pazakontë dhe lusim të gjitha mediat dhe portalet që në rastet e tilla, të dëgjohet jo vetëm zëri i qytetarit, por paraprakisht të merren edhe informatat nga ana e institucionit, e në këtë rast të Drejtorisë në fjalë.
Me mirëkuptim për të gjithë qytetarët.
Drejtori i Drejtorisë, Mr.Sc. Bardhyl Syla.