Rasim Shabani, ish-bokseri gjilanas është duke u përballur me dhimbje të madhe.
Ish-boksieri gjilanas, gjendet në gjendje te rënd shëndetësor njashtu edhe atë financiare.
Rasim Shabani me vendbanim në fshatin Malishevë të qyteti të Gjilanit, ai ishte fitues i shumë turneve të boksit si: fitues i turneut më të madh në vend të boksit “Adem Jashari” në vitin 2003, si dhe fitues i pare i turneut “Pavarësia”, të cilët u mbajtën në Republikën e Kosovës.
Ish-boksieri i njohur gjilanas Rasim Shabani është në gjendje të vështirë shëndetësore.
Shabani është i shtrirë prej muajsh në Spitalin Rajonal të Gjilani dhe është duke kryer shërbimet e Hemodializës tri herë në javë.
Me të vërtetë një lajm jo i mirë për sportin gjilanas, i cili vazhdon të përfaqësohet edhe më tej me figura si të Rasim Shabanit në sportin kosovar falë sukseseve të arritura.
Të gjithë ata që dojnë për ta ndihmuar Rasim Shabanin mund ta kontaktojnë atë në numrin e tij personal: 044 489 104./klankosova/