Sot, festë mikëpritëse ju bë gjimnazistëve të rinjë të Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti”, të organizuar nga një grup studentësh: Ertë Rashiti, Albanë Halimi, Jonë Maliqi, Lend Sylejmani dhe Freskim Shurdhani.
Përmes aktiviteteve të projektit #hajdeshoqnohemi, nxënësit e klasës së X-të u njoftuan dhe u shoqëruan ndërmjet vete përmes ketij aktiviteti.
Një edicion i tillë është organizuar për herë të parë në Kosovë, ndonëse në vendet e tjera të botës është praktikë e përvitshme, shpresoj që edhe në vendin tonë të bëhet praktikë tradicionale.
Falenderoj IPKO Foundation dhe UNICEF Innovations Lab Kosovo për mbështetjen financiare të këtij projekti për të rinjët e komunës tonë.