Artan Bejta banorë i fshatit malishevë në Gjilan, ka bërë të ditur se është duke vazhduar realizimi i projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe parkingjeve me vetë iniciativ të banoreve të fshatit.
Ai ka deklaruar se sëbashku me kryetarin e këshillit të fshatit Malishevë Latif Maliqi, është ndërrmar ky aksion për shenjëzimin e rrugëve të fshatit duke e vetë financu këtë nismë nga banorët.
Këto ditë ka jemi duke realizuar projektin nga banorët e këtij lokaliteti edhe vendosja e vijave në të bardha në fshatin Malishevë, pasi ka qenë e domosdoshme për shkak të qarkullimit te veturave te shumta në fshat.
Artan Bejta ka deklaruar është e nevojshme vendosja e vijave të bardha në lokalitetin ku është i frekuentuar nga vetura të shumta dhe qarkullimi i madhë i nxënseve dhe me qëllim qe ngasësist të automjeteve të jenë më vigjilent gjatë ngasjes.