Përmes një postimi Besa Baftiu, ka njoftuar se në këto zgjedhje është kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga koalicioni fitues AAK – PSD.
Ja postimi i plotë:
Dua të ju njoftoj se, edhe në këto zgjedhje jam kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga koalicioni fitues AAK – PSD .
Për dy mandate radhazi sa kam qenë deputete e kam dhënë kontributin tim në mënyrën më dinjitoze duke ngritur në Parlament të gjitha shqetësimet që i keni adresuar tek unë, me theks të veqant në sektorin e shëndetësisë ku edhe isha Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Andaj, të dashur qytetarë pres përkrahjen tuaj edhe në këto zgjedhje.
Na priftë e mbara së bashku për 100% shtet, 100% Kosovë.