Si një politikan i ri në moshë, por jashtëzakonisht i pjekur në politikë, i angazhuar qysh nga rinia e tij brenda hapësirave të LDK-së, dhe i cili kaloi shumë faza të zhvillimit të ndërtimit të karrierës së tij politike, ku ishte i afërt me presidentin e ndjerë, Dr. Ibrahim Rugovën, dhe nga i cili kishte mbështetjen dhe shtytjen për të qenë koherent me politikat e ndjekura të tij, për të vazhduar më pas trasimin e politikave edhe nga ushtari i frymës rugoviane z. Lutfi Haziri.
Kush do që e shfleton biografinë e z. Arbër Ismajli, do ta identifikon si një idealist i përbetuar, si një burrështetas i ndershëm i politikbërjes, dhe i cili është gjithmonë i gatshëm për sakrifica të jashtëzakonshme për të arritur deri te stabilizimi i një kulture të re politike në vend, duke bërë konsulidimin e kushteve të reja juridiko-institucionale të kohës moderne, ekonomike e sociale të barabarta, i cili në qeverisjen e tij me mjeshtrin e politikbërjes vendore, Lutfi Hazirin, çdo ditë e më shumë po garanton mirëqenie të hapur brenda kornizave të drejtësisë, angazhimit dhe punës. Fjalori i artikuluar i Arbër Ismajlit, shkrimet e tij, idetë si dhe politika paqësore, përbën një risi dhe befasi për të gjithë qytetarët, dhe jo vetëm.
Arbër Ismajli, është një lider i cili ka njohuri të udhëheqë me politika publike sepse ka guximin, mençurinë dhe diplomacinë për të marrë një vendim që do të përmisojë jetën publike të qytetarëve. Është mjeshtër i suksesshëm për menaxhimin e marrëdhënieve të komunës me publikun e gjerë. Karakteristikat premtuese të tij mbështeten shpesh nga aftësitë e tij, përvojat, inteligjenca, integriteti, instinktet, e sidomos cilësia më e mirë e një politikani që është ndershmëria.
Gjithashtu, si lider pasues i Lutfi Hazirit, posedon aftësi për menaxhimin e një posti politik nga i cili mund të ketë ndonjëherë vështirësi në vendimmarrje, por i cili bënë përpjekje të vazhdueshme që ta gjenë rrugën e duhur për marrjen e një vendimi sa më të mirë. Pra, ai gjithmonë mundohet brenda çdo grupi të sjellë harmonizim dhe suksese. Mobilizimi i tij është transformimi i premtimeve në realitet. Ai vazhdimisht është në takime me qytetarë, ku mundohet që bashkërisht t’i zgjedh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët. Jo rashtësisht ka evoluar në kohë, ka ecur në etapat e zhvillimit të LDK-së, qysh nga besimi i hershëm i dhënë nga presidenti të ndjerë dr.I. Rugova, i cili e shihte një vision të kjartë në të, dhe i cili kishte takime të vazhdueshme për të harmonizuar ide të përbashkëta që lidhen me vizionin e Arbër Ismajlit. Edhe pse i ri në moshë, presidenti i ndjerë Dr. Rugova, Arbër Ismajlin, e identifikonte si njeri të besueshëm dhe të ndershëm, nga i cili priste që në të ardhmen e afërt të jetë përcaktues i politikave brenda LDK-së, qoftë në ambientet e udhëheqjes lokale, e qoftë në ato qëndrore.
Pra, Arbër Ismajli në këtë etapë, me urtësinë dhe mençurinë e tij, me besimin e dy strategëve të mëdhenjë, presidentit të ndjerë, dhe kryetarit Lutfi Haziri, arriti t’i ipet mundësia dhe besimi që frymën rugoviane ta përçonte në politikat e tij udhëheqëse. Ai kaloi faza të rëndësishme në karrierën e tij politike si aktivist i hershëm politik, si nënkryetar i FR të LDK-së, duke qenë anëtar i kryesisë së LDK-së, pastaj shef i zyrës për mardhënie me publikun, shef i kabinetit të kryetarit, nënkryetar komune etj. Pra, ai kaloi nëpër shumë faza të ndërtimit të karrierës së tij politike. Natyrisht, të gjitha këto arritje i ka fituar duke ushtruar kapacitetin e tij prej një intelektuali, ku dominon vlera, vizioni i tij prej një diplomati dhe shembulli më tipik i një mendësie të re politike në vend. Aktualisht, ai është kryetar komune, pasi që iu janë deleguar të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës, për shkak të angazhimeve të kryetarit Haziri në politikat qëndrore të LDK-së, si shef i shtabit zgjedhor të saj. Edhe këtë detyrë e kryen me përpikmëri, duke qenë koherent me kohën, dhe duke u konsultuar me kryetarin Haziri. Besimi i tij, përballë ndonjë vështirësie drejtohet prej aftësisë që ai posedon, për të larguar negativitetin që mban peng disa syresh të ndjeshëm njerëzish, të cilët ia kanë zili për arritjet e tij.
Ai ka besim në vete, ka ide të briliante që kthehen në fryte, për shkak se njerëzve u mugon ideja dhe besimi për t’i vënë ato në jetë! Arbëri, si njeri i sukseseve po pëlqehet fuqishëm nga të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, dhe ky është njëri prej faktorizimeve që ia ka bërë jeta publike e tij, duke i shërbyer ndershmërisht vendit. Pra, të gjitha virtytet që e pasojnë emrin e tij, e bartin epitetin e një njeriu të dashur, të admiruar e shpresëdhënës për vendin tonë, si mjeshtër i krijuar nga rruga e përbashkët me Lutfi Hazirin. Ai është pragmatik dhe filozofia e tij, ashtu si edhe ajo e partisë së vet, ka të bëjë pikësëpari me përkushtimin ndaj së tashmes, ndaj gjërave konkrete she të prekshme. Arbër Ismajli, njeriu me kredencialet më të larta në politikën lokale sot, vazhdon të inspiroj breza duke krijuar precedentë të shkëlqyer në politikë, duke krijuar një stil të ri të politikbërjes, dhe duke u admiruar nga e gjithë shoqëria, për punën dhe angazhimin e tij serioz për ndërtimin e jetës publike të të gjithë qytetarëve.
Autori:
Mr. ecc Fitim Redenica dhe
Mr. në E-government.