Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta ketë sloganin “Erdhi Dita”.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është kandidat për kryeministër, ka publikuar këtë slogan në profilin e tij në Facebook.
Nga kjo parti, garës për deputetët do t’i hyjnë 110 kandidatë, ndërsa pjesë e listës zgjedhore është edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.