Java e katërt e Superligës rikthehet këtë javë pas pushimit disa ditorë në ndeshjet e kombëtareve. FC Drita e zhvillon ndeshjen derbi të javës ndaj kampionit aktual, Feronikelit.
Ish-kampionët e Kosovës do ta sfidojnë ‘Niklin’ në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, para tifozëve gjilanas.
Edhe këtë të fundit nuk do të mungojnë, pasi tashmë kanë njoftuar për pjesëmarrje masive.
Marrë parasysh investimet e Dritës këtë edicion, pritshmëritë e tifozëve por edhe objektivi i klubit është rritur.
Ky është postimi i plotë i “Intelektualëve”:
FC DRITA – Feronikeli
E shtunë, ora 16:00
Të Shtunën, bashkohemi për të përkrahur skuadrën tonë të zemrës në betejën e rradhës, ku synim është vetëm fitorja. Prezenca e të gjithë neve, Dritës dhe djelmoshave Bardhë e Kaltër i duhet jashtëzakonisht shum pasi jemi ne forca dhe motivimi i tyre gjithmonë. Andaj, të Shtunën arsye për mungesë nuk ka, për këdo që e ndjen vetën pjesë të familjes sonë.
Mblidhemi nga ora 14:00 në Champions Bar, për të marshuar pastaj drejt shtëpisë tonë!!
N’zemrën tonë veq TI je