Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në dy raste të ndara, një në Pasjak të Novobërdës dhe tjetra në Velekincë të Gjilanit, policia ka arrestuar katër të dyshuar oër armëmbajtje pa leje.
Me 07 shtator 2019, rreth orës 16:30, në fshatin Pasjak , Komuna Novobërdë, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, kanë marrë informata përmes rrugëve operative se i dyshimti, shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në këtë fshat, posedon armë.
“I dyshimti është sjell në zyrat e stacionit policor në Gjilan. Më pas është bastisë shtëpia dhe objektet përcjellëse dhe gjatë kontrollit , është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike,Modeli-M-59(PAP), prodhim jugosllav, tridhjetë e shtatë (37) copë fishekë cal.7.62 mm dhe 21 copë fishekë cal.7.65 mm, si dhe një karikator të zbrazurë”, ka thënë Hashani.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.
Ndërsa n rastin tjetër, në fshatin Velekincë, komuna Gjilan, pasi janë identifikuar nga policia e Kosovës tre të dyshuar, që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, janë arrestuar pasi që gjatë muajit Gusht, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri (pistoleta) .
“Të dyshuarit dyshohet të jenë të involvuar edhe në shitblerjes dhe po ashtu dyshohet se edhe i kanë huazuar në mes vete dy pistoleta : Zoraki M906-B te cal.7.65 mm dhe Ekol Furat Compact cal.9 mm , me pes (5) copë fishek të cilat janë konfiskuar si prova materiale për gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Të dyshuarit ndalohen për 48 h. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.