Shkruan: Ibish Ibishi
Tani ma ndoshta nuk jan interesante problemet me t’cilat ballafaqohen për qdo ditë qytetarët e këtij veni dmth edhe lihen në harresë sepse tash i gjithë ky alamet politikani jan qu n’kamë jan koncentru ma shumë në përdorimin e metodave të ndryshme për me mujt me ia grabitë votën qytetarit…!
Problemet pothuajse mbeten të pazgjidhuna, rast konkret:
Jo një her por disa her ne banorët e fshatit Miresh e Dobërçan por edhe individualisht kem njoftu, shkru, ba peticion e qka jo drejtuar organeve si ato komunale edhe qendrore për një dukuri sa brengosëse po aq edhe shkatrruse që ka ba dhe vazhdon të bëjë operatori ekonomik me veprimin e tij të kundërligjshëm duke shkarku apo hudhë drejtëpërdrejtë në lum mbetjet nga përpunimi i qumështit dhe shpeshherë edhe sasi të paparapame të qumështit të kontaminuar.
Lirtisht mund të themi dhe mund edhe të konstatohet se nga kjo ndotje e lumit le se qëndrimi afër lumit bëhet i padurushëm nga kundërmimi kjo dukuri helmuese hetohet për gjatë gjithë përshkimit të lumit deri në magjistralen gjilan bujanoc e edhe më gjërë nga qumështorja KABI dhe deri në lumin Morava ku edhe i bashkohet lumi Përlepnicës.
Përveq kësaj nga ky kontaminim është shkatrru në masë të madhe dhe të pariparueshme jeta (gjallesa) ujore përfshirë peshkun i cili derisa nuk eshte shfaqë ky damtues ishte prezent në sasi të madhe e që ishte qef me e pa !
Të nderuar qytetar ne po synojmë Europën, por kjo formë e sjelljes tonë tuj masakru ambientin në përgjithësi vështirë e kemi me mrri në destinacionin për ku jemi nisë dhe edhe ma t’vështirë e kemi me u pranu nga shoqnia europiane!
Sikur të na kish mbytë ndonji prej armiqve do t’na kishin qelë derën miqt me u ankue, e dhimbshmja ma e madhe është se ne po e mbysim vetvetën po i mshelim udhën vetit, prandaj nuk besoj se dikush ka me e kthy kryet pej nesh. Është mirë të mos e mbysim vetveten, dhe institucionet tona t’i kushtojnë vëmendje shumë ma shumë dukurive negative dhe shkatrruese, njikohësisht kërkojmë mobilizim institucionesh që t’u dalin përballë këtyre dukurive dhe të ndalojnë veprimin e mëtutjeshëme,helmues, shkatërrues të ujit dhe në përgjithësi ambientit.
Kërkojmë nga institucioni intervenim urgjent dhe masë ndëshkuse sikurse masat e ndërmarra në disa komuna tjera psh,Pejë dhe Kamenicë…..të ndërmirren masa edhe
ndaj këtij operatori damtues i cili me këto veprime po damton gjitha komunitetet.!
Gjithashtu lusim gjitha mjetet e informimit si dhe gjitha portalet që ta bëjnë publike këtë njoftim në mënyrë që të jen të informuara edhe institucionet por edhe i gjithë opinioni publik.
Foto të shkrepura nga Ibish Ibishi: