Komuna e Gjilanit procesin e hartimit të dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) ka filluar që nga viti 2017. Bartëse e procesit për hartimin e dokumenteve është Drejtoria për Urbanizëm Planifikimi dhe Mbrojtje të Mjedisit.
“Aktualisht jemi në prag të përfundimit të draftit final të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Sipas Ligjit të Planifikimit Hapësinor, para se ta procedojmë në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për marrjen e pëlqimit dhe aprovimin e dokumentit në Kuvendin Komunal, kemi përgatitur Draft raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Dokumentin keni rastin ta analizoni dhe për mes Web faqes së komunës të kontribuoni me vërejtjet, komentet dhe sugjerimet e arsyeshme për pasurimin e dokumentit në përmbajtje të cilësisë”, thuhet në njoftim.