Shoqata humanitare “Diaspora Shqiptare ndihmon ” me seli në Zvicër, ka ndarë 150 çanta me materiale shkollore për fëmijët e shkollave të ndryshme, kryesisht për familjet që janë në nevoj, ata fondacionin e tyre e dorzuan përmes Imamit të Xhamisë së Dardanisë, Shaban Muratit i cili bashkë me xhematin dorzuan këtë donacion.
Kjo iniciativë erdhi me qëllimin që edhe fëmijët ta ndiejnë veten të inkurajuar për mësim dhe të mos mendojnë se janë të lënë anash.
Kryesia e Shoqatës humanitare “Diaspora Shqiptare ndihmon ” premton që në të ardhmën do të këtë aktivitete të kësaj natyre, duke përkrahur dhe rrite vetëdijen për shkollim sa më cilsorë të gjeneratave të reja.