Dje, gjatë tubimit zgjedhor në lagjen Arbëria në Gjilan, i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli.
Gjatë fjalimit, Kryetari Veseli e vërejti se mbrapa tij gjendet një i moshuar plisbardhë dhe u afrua për ta përshëndetur.
I moshuari është baci Sadik Ramadani, babai i dëshmorit të UÇK-së Arben Ramadanit, i cili u emocionua dhe pas përqafimit i puthi dorën kryetarit Veseli.