Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi. si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.