Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD ka treguar 100 zotimet e tij.
Haradinaj në Facebook ka shkruar ‘100 zotimet e mia’, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi.
Më poshtë gjeni 100 zotimet e Haradinajt:
PREMTIMET E 100% KOSOVË
Kosova e 17 shkurtit, taksa deri në njohje, jo ndarje, jo “Dodik Republikë”
Statusi i Kandidatit për BE (Aplikim deri në fund të vitit 2020).
Përmbyllja e vendimit për liberalizimin e vizave brenda vitit 2020.
Rritje ekonimike 6 % në pjesën e parë të mandatit, 8 % deri në fund të mandatit.
25-30 mijë vende të reja pune për çdo vit.
Subvencionim nga shteti deri në 50 % të pagës, për çdo punësim fillestar të biznesve prodhuese.
Investim direkt për 10.000 të trajnuar për IT dhe programim.
Paga minimale 250 Euro, deri në fund të mandatit 350 Euro.
Rritje e pagave deri në 10% çdo vit.
Buxheti mbi 3 miliardë deri në fund të mandatit
Uljen e evazionit dhe ekonomisë joformale, së paku 4% në vit;
Autostrada e Dukagjinit
“Bondstili Ekonomik“ – Gjakovë ( funksionalizimi i plotë )
Autostrada Hekurudhore e Kombit
Termocentrali i ri – Kosova e Re
Energji e ripërtëritshme shtesë. Minimum 30 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë.
Prishtina e Re
Aktivizimi i plotë i Trepçës
Ndërtimi i unazës së jashtme (Qarkorja e Prishtinës) – Prishtinë
Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman (funksionalizimi i plotë) – Prizren
Investime në partneritet publiko-privat përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë
Qendra Olimpike “Majlinda Kelmendi” – Pejë
Qendra për Energji të Ripërtëritshme – Mitrovicë
Stadium i Qytetit – Gjakovë
Qendra Nacionale e Panaireve – Ferizaj
Qendra Nacionale e rehabilitimit nga varësia e narkotikëve
Ndërtimi i Spitalit të qytetit – Prishtinë
5 liqej akumulues – zgjidhje afatgjatë për ujë të pijes dhe ujitjes në nivel nacional.
Përfundimi final i projekteve me rëndësi në infrastrukturë:
Prishtinë –Pejë (pjesa e mbetur Kijevë-Zahaq)
Prishtinë-Gjilan
Prishtinë-Mitrovicë
Prishtinë-Podujevë
Besi – Merdare (Rrjeti R7, Durrës-Morinë-Prishtinë-Merdare)
Klinë – Gjakovë
Zgjatja e pistës së Aeroportit “Adem Jashari”. Aeroporti më modern në rajon për aeroplan të distancave të largëta.
Modernizim i rrjetit hekurudhor (Fushë Kosovë – Hani i Elezit dhe Fushë Kosovë-Mitrovicë)
Zgjerimi i hyrjeve dhe daljeve të qyteteve Prizren, Gjilan dhe Ferizaj
Zhvillimi i projekteve me partneritet publiko-privat i zonave rurale e turistike si Restelica,
ompleksi i Alpeve, Rugova dhe Parku i Sharrit.
Ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Kosovës
Rritja e pagesave direkte – subvencioneve për bujqësi:
Vreshtari nga 1000 € në 1300 € për hektar
Perimtari nga 300 € në 600 € për hektar
Drithëra nga 150 € në 300 € për hektar
Shtesat e Fëmijëve – program nacional
Ligji për mbrojtjen e Investimeve nga Diaspora
Ligji për Qeverinë – Reduktimi i numrit të Ministrive
Pasaporta e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Mediat – pjesë e ligjit për sponzorizim.
Harta e Gjelbërt e Kosovës – Brezi i ulët i gjelbërt përmes hapësirave unike gjelbëruese në tërë territorin e Kosovës.
Program nacional për reduktimin e ndotjes – eleminimi i përdorimit të qymyrit nga bizneset dhe amvisëritë dhe minimizim të përdorimit të drurit për nxemje. Programe subvencionimi të vazhdueshme nga Qeveria.
Zero taksë administrative për regjistrim të veturave. Taksa rrugore dhe ajo ekologjike do të ridizajnohet.
Rritje e buxhetit për mbrojtje deri në 2% të BPV, sipas standardeve të NATO-s
Thellim i partneritetit strategjik me SHBA-të në fushën e mbrojtjes
Modernizim me pajisje dhe armatim ushtarak
Qendra Kombëtare kundër Terrorizmit – Kosova pjesë e luftës kundër Terrorizmit
Byroja Nacionale e Hetimeve – forcim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,
Themelimi i Policisë Komunale të Prishtinës
2000 policë shtesë deri në fund të mandatit.
100 gjyqtarë shtesë – mbështetje për sistemin e drejtësisë
+ 100 prokurorë të rinjë – forcim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit
Pagesa e TVSH-së brenda vendit dhe në shitje (implemetim i ligjit për TVSH).
Lirim nga TVSH për faturat e paarkëtuara.
Lirimi nga tatimi i kallove dhe skrapit
Pagesa e akcizës në shitje
Rimbursimi i humbjes.
Arka fiskale pa tarifa dhe ngarkesa tjera.
Minimizimi i ndëshkimit të bizneseve nga ATK.
Eliminimi i akcizës për gaz dhe naftë për bujqësi.
Lirim nga Tatimi në fitim për produktet vendore të eksportuara.
Vetëm 4% tatim në të ardhura për punëtorët në prodhim.
Eliminimi i “maksigrafit” në furnizim të energjisë për biznese.
Ligji për tregtinë e jashtme dhe të brendshme (mbron prodhuesit vendor)
Lehtësira të veçanta fiskale dhe administrative për zona të veçanta ekonomike (me vendime qeveritare, p.sh. Zona Amerikane në Gjakovë, Zona Gjermane në Prizren, etj).
Krijimi i Fondit për Zhvillim (për bizneset ekzistuese dhe investimet e reja)
Krijimi i Fondit për Punësim (psh. punësimi pwrmes investimeve të reja subvencionohet pasi të dëshmohet nga ATK)
Mbështetja e eksporteve (investim në degë të caktuara që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar)
Themelimi i zonave ekonomike;
2 me partneritet ndërkombëtar,
1 virtuale,
2 IT dhe shërbime,
2 specifike.
Mekanizma preferencial për tatimpagues të rregulltë si vegël për fiskalizimin sa më të madh të ekonomisë.
Zgjerimi i games së produkteve me 8% TVSH;
Themelimi i Fondit të Performancës së komunave për investime dhe vende pune (10 milion).
Kalimi i pronave të nevojshme për zhvillim ekonomik nga AKP në pronësi të komunave.
Rrjet unik kombëtar i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore.
AgroFondi për sigurimin e dëmeve bujqësore
Fondi për kosolidimin e tokave bujqësore (oazat bujqësore)
Impiante për Trajtimin e Ujërave të Zeza për të gjithë Kosovën. Brenda mandatit qeverisës, kompletim i plotë i infrastruktures për trajtim të këtyre ujërave.
Fondi për Sigurim Shëndetësor
Pension i parakohshëm për sektorët specifik
Depolitizim i punësimit në sektorin publik përmes rekrutimit digjital
Ndërtimi i 40 qerdheve të reja publike varësisht nga nevojat e qyteteve.
Mjeku në shkolla (standardizimi i kontrolleve sistematike mjekësore)
Implementimi i kurrikulës standard në të gjitha kopshtet/çerdhet e Kosovës
Rritja e kuotës për stafin e edukatorëve për secilën komunë
Mësimi gjithëditor
Riorganizimi i shkollave: të përmbushet standardi i numrit të nxënësve për klasë (15-25)
Shujta të shëndetshme për nxënësit e shkollave fillore
Pajisja e shkollave me laboratorët përkatës
Digjitalizimi i literatures shkollore;
Shkolla profesionale – Ridestinimi i tyre për nevojat e tregut;
Edukimi digjital – Futja e lëndës së Kodimit në gjimnazet matematikore/natyrore;
Fond për bursa për të gjitha nivelet për studime jasht dhe brenda vendit, në veçanti për programet deficitare;
Biblioteka elektronike me qasje në bibliotekat ndërkombëtare
Krijimi i Këshillit Kombëtar për Shkencë;
Hapja e profileve në harmoni me potencialet minerale
Fuqizim i plotë i institucionit të Mjekut Familjar.
Institucionalizim i Kujdesit Shëndetësor Shtëpiak.
Çdo vit do të inkuadrohen 200 mjekë të rinjë të specializuar në fushat më të rëndësishme të shëndetësisë, duke i përdorur projektet e veçanta.
Decentralizim i sistemit të shërbimit shëndetësor sekondar.
Rregull për siguri në ndërtim;
Digjitalizimi i plotë i Administratës,
Procedura transparente të tenderimit duke aplikuar “OPEN CONTRACTING DATA STANDARD”
Zbatimi 100% i prokurimit elektronik.