Sot zhvillohet xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës, Sc Gjilani luan si vendas ndaj Ballkanit kurse Fc Drita udhëtonë drejt Podujevës, ku do të jetë mysafir i Llapit.
Sc Gjilani rikthehet pas fitorës kundër Drenicës me rezultat 0 me 2, Drita shënoj fitore në derbin e javës së katërt ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0.
Dy ekipet aktualisht janë në kreun e renditjes, Fc Drita gjindet në pozitën e pare me 9 pikë, njëashtu edhe Sc Gjilani në pozitën e dytë me 9 pikë, ekipet nga qyteti i Gjilanit do të mundohen të vazhdojnë ecurin e tyre pozitive.
Ekipet gjilanas konsiderohen si favoritët kryesorë për të fituar titullin e kampionit të Kosovës, Fc Drita dhe Sc Gjilani do të mundohen të marrin pikët maksimale, dy skuadrat këto dy takime i cilësojnë si të vështira pasi që në xhiron e katërt Llapi shënoj fitore si mysafir ndaj Prishtinës, Ballkani luajti si vendas ku shënoj fitore ndaj Trepçës’89 me rezultat 3 me 2.