Komuna e Gjilanit, në vazhdën e realizimit të shumë projekteve në gjithë territorin e saj, së fundi ka filluar edhe me implementimin e projektit për ndërtimin e katër urave në malësinë e Karadakut, dhe për të përmbyll të gjitha kërkesat e asaj ane.
Ndërtimi i këtyre urave kanë qenë mjaftë të nevojshëme në mënyrë që të rregullohet edhe më tepër infrastruktura për një qarullim më të sigurt të banorëve.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça vizitoj dhe ka parë nga afër punimet.
Ja postimi i plotë:
Premtimi i Kryetarit Lutfi Haziri për ndërtimin edhe të katër urave në malësinë e Karadakut për të përmbyllur të gjitha kërkesat e asaj treve për nevojēn e qarkullimit më të mirē, sot filloi te bëhet realitet.
Vazhdojmë edhe më fuqishëm…