Llapit dhe Dritës me shumë rikthime në rezultate.
Llapjanët kaluan në epërsi në pjesën e parë përmes Kastriot Selmanit, teksa gjilanasit u rikthyen në lojë me golat e Liridon Lecit dhe Gilberto Fortunatos.
Ishte Behar Maliqi ai i cili në fundin e ndeshjes shfrytëzoi një gabim të ‘gardianit’ Darko Tofiloski për ta barazuar rezultatin 2-2.
Drita aktualisht ka dhjetë pikë dhe është e dyta, ndërsa Llapi me tetë pikë mbetet në pjesën e epërme të renditjes.