1.3 milion euro investime për të hapur Qendrën e parë Nacionale në Kosovë për trajtimin e sulmeve në tru brenda QKUK-së.
Rezonancë të re magnetike, CT dhe infrastrukurë moderne. Sulmet në tru janë prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve dhe paralizës për të cilat nevojitet një reagim i shpejtë brenda 3 orëve.
Me hapjen e kësaj qendre ne po krijojmë kushte që të shpëtojmë qytetarët tanë nga vdekja, paraliza dhe shpenzimet e larta financiare.