Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit i vlefshëm për javën e gjashtë të Superligës së Kosovës tashmë ka një termin të ri, shkruan Gazetasheshi.com.
Ballafaqimi ndërmjet kryeqytetasve dhe liderit aktual të Superligës do të zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 20:00, megjithëse Federata e Futbollit e Kosovës kishte njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohej të shtunën me fillim nga ora 19:00.
FFK ende nuk ka dalë me asnjë njoftim zyrtarë, por klubet tashmë janë njoftuar se ndeshja derbi e javës do të zhvillohet të dielen.
Madje, klubi ‘bardhekaltër’ ka kërkuar mbështetjen e tifozëve të tyre përmes faqes zyrtare, duke njoftuar për ndeshjen e cila do të luhet të dielen.