Policia e Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e komunave dhe me GIZ është duke e shënuar javën e mobilitetit ose (lëvizshmërisë së lirë). Ne kuadër të këtyre aktiviteteve në komunën e Gjilanit parashihet mbyllja e rrugëve:
Ja njoftimi i plot i policis:
Njoftim
Të nderuar qytetar të Gjilanit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e komunave dhe me GIZ jemi duke e shënuar javën e mobilitetit ose (lëvizshmërisë së lirë).
Ne kuadër të këtyre aktiviteteve në komunën e Gjilanit parashihet mbyllja e rrugëve:
Rruga “Ibrahim Rugova”,( ish sheshi i Pavarësisë, duke filluar nga: fillimi i parkut të qytetit, deri te “rreth rrotullimi në qendër” të qytetit), dhe
Rruga “Nëna Terezë”, (ish rruga e “Prishtinës”, nga Teatri i qytetit deri te rreth “rrotullimi në kryqëzimin e rrugës Prishtinës” me Rr. ”E Bezit” ).
Për shkaqe sigurie të pjesëmarrësve në kuadër të këtyre aktiviteteve parashihet mbyllja e rrugëve (segmente te caktuara) të cekura më lartë për makina dhe lëvizja të behet e lirë për këmbësor dhe biçikleta.
Aktiviteti zhvillohet ditën e premte me 20 shtator 2019, dhe këto segmente rrugore do të jenë të mbyllur tërë ditën duke filluar nga ora 08:00 deri në 18:00 .
Te bashkëngjitur e keni hartën skematike të segmenteve rrugore të cekura më lartë që parashihen se në ditën e cekur do të jenë të mbyllura për qarkullim me vetura.