Arbër Ismajli, e ka përkujtuar Selami Dakun -Bezin duke thënë se është emblema urbane e Gjilanit, që qytetit tonë si engjell mbrojtës i është sjellur për rreth në kohërat më të rënda
Ja postimi i plotë:
Miq!
Selami Osmani Bezi, është emblema urbane e Gjilanit, që qytetit tonë si engjell mbrojtës i është sjellur për rreth në kohërat më të rënda.
Ai do mbahet mend, pa dyshim për humanizmin e madhë,të shumtë janë njerëzit që mbajnë mend dorën e bujarisë të Bezit, dorën e shtrirë në kohëra më të vështira, vetëm ata që kanë përjetuar ato kohëra dinë të vlersojnë dhe çmojnë ndryshe nga harrestarët e mosmirënjohësit.
Selami Osmani – Bezi, është një brymim, ngjizje e humanizmit patriotik, një brymim i sakrificës dhe i urtësis, fisnikërisë që gjatë do të mbahen mend!
Bezi, jetoi dhe sfidoi periudhat më të errëta të intrigave, dallavereve në kohën e vdekjës dhe ringjalljes për të miren e popullit dhe vatanit.
Ai nuk u përkulë kurrë para marionetave dhe situatave të rënda që solli koha!Tërë jetën, duke sakrifikuar fizikisht, moralisht dhe materialisht.
Selami Osmani – Bezi, është alfa dhe omega e rilindjes intelektuale sportive, fryma e perandorisë shpirtrore të K.F.”Drita”, dhe posaçerisht të Intelektualëve 1997.
Në këtë përvjetor Selami Dakun -Bezin e kujtojmë si embleme të një engjulli mbrojtës.
E kujtojmë me respekt, me dashuri dhe krenari si njeriun tek i cili vazhdojme të mësojmë se sa të vegjel jemi në egoizmin tonë, e sa të medhenjë mund të jemi kur humanizmi jonë shtrihet tek njerzit që kanë nevojë per ndihmën tonë!
Selami Osmani-Bezi, Krenar me ty dhe veprat tua!