NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se niveli i ujit në Liqenin Akumulues në Përlepnicë ka rënë në nivelin 11.40m, siq jeni të informuar edhe më parë se niveli maksimal është 30.30 metra dhe bazuar në këtë gjendje kritike që aktualisht jemi na lejohet përdorimi i ujit nga liqeni vetëm deri në nivelin 7 metra, pasi që pjesa nën to konsiderohet vëllim i vdekur, prandaj jemi detyruar të zvogëlojmë sasinë e ujit të trajtuar.
KRU “Hidromorava” duke e patur si mision furnizimin me ujë cilësor për të gjithë konsumatorët ka kërkuar nga Instituti Regjional i Shëndetit Publik në Gjilan (IRSHP) që marrja e mostrave të ujit për analiza të bëhet në intervale më të shpeshta me qëllim që siguria për ujë cilësor të jetë më e madhe, mostrat do të analizohen për ujin e patrajtuar dhe të trajtuar. Duke ju falenderuar bashkëpunimit me IRSHP-n kemi monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ujit shumë më shpesh brenda 24 orëve, ku në baza ditore rezultatet e analizave të kryera nga IRSHP-ja dorëzohen tek Kryeshefi Ekzekutiv dhe menaxhmenti i kompanisë. Në bazë të këtyre analizave ju njoftojmë se uji që shpërndahet për pije në rrjetin e ujësjellësit nga KRU “Hidromorava” i plotëson standardet e lejuara dhe mund të përdoret për pije dhe sanitari. Në rast të përkeqësimit të kualitetit të ujit të gjithë konsumatorët do të njoftohen me kohë.
Sa i përket orarit të reduktimeve, ju njofotjmë se:
FPU Përlepnicë ka reduktime prej orës 21:00 deri 06:00
“Baja” ka reduktime prej orës 00:00 deri 06:00
FPU Velekincë dhe burimi i “Gurit të Hoxhës” janë duke dhënë ujë 24h, ku burimi i “Gurit të Hoxhës” jepë sasinë deri 35 L/S.
Reduktimet në zonën urbane janë ato të njejtat që jemi duke i aplikuar nga data 09 gusht 2019, ndërsa në zonat rurale reduktimet janë po ato të njejtat nga data 09 korrik 2019, pra reduktime nga ora 11:00 deri 15:00.
Duke shfrytëzuar rastin të ju falenderojmë për mirëkuptimin që keni treguar si konsumatorë gjatë këtyre muajve të krizës së ujit, njëkohësisht ju bëjmë apel që të kurseni ujin në maksimum duke respektuar Urdhëresën e lëshuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit nr 02/235 të dt 03.04.2019 për Kufizimin e Shfrytëzimit të Ujit të Pijshëm dhe Vendimi i datës 14 qershor për shpalljen e gjendjes emergjente, me anë të cilave ndalohet keqpërodrimi i ujit të pijes për aktivitete si: ujitja e kopshteve, larja e trotuareve, larja e automjeteve si dhe çdo formë tjetër e keqpërodirimit.
Nëse hasni në rrjedhje të ujit, ju lutem kontaktoni ekipet tona kujdestare në mënyrë që t’i evitojmë ato, po ashtu nëse hasni në keqpërdorues të ujit njoftoni ekipet tona të inspektimit të cilat së bashku me inspektorët komunal dhe Policinë e Kosovës janë në inspektim gjatë 24 orëve.
Sa i përket zbutjes së problemit të thatësisë, nga takimi i përbashkët ndërinsitucional i mbajtur në muajin Qershor janë nxjerrë konkluzionet për zgjidhjen emergjente dhe afatgjate. KRU “Hidromorava’ së bashku me Komunën e Gjilanit janë në fazën e testimit të puseve te kazerma e FSK-se dhe në Fidanishte, pas analizave përfundimtare do të ju njoftojmë për cilësinë e ujit dhe mundësinë e injektimit të atyre burimeve në rrjetin shpërndarës të qytetit si zgjidhje emergjente.
Të gjithë konsumatorët që kanë nevojë për furnizim me autocisterna mund të drejtohen pranë Zyrës për Konsumatorë në administratën qendrore ose përmes numrave tanë të telefonit. Për shkak të sigurisë ujin e autocisternave mos e përdorni për pije por vetëm për sanitari.
Në fund KRU “Hidromorava” SH.A. ju falenderon edhe njëherë për mirëkuptim!
Njofton Hidromorava: Uji i plotëson standardet e lejuara dhe mund të përdoret për pije dhe sanitari
Ndani këtë artikull