Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutua lidhur me votimin përmes postës, i cili ka filluar më 19 shtator dhe përfundon më 5 tetor.
KQZ thotë se fletëvotimet duhet të pranohen nga ky institucion më së largu më 5 tetor 2019.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019. /Lajmi.net/