Arbër Ismajli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjilani ka pranuar Vjosën si kryeministre më herët se të gjithë.
Ja postimi i plotë:
Miq!
Gjilani ka pranuar Vjosën si Kryministre më herët se te gjithë! Ne dëshmuam për Vjosën, së fryma e qytetarise ketu ka mbetur e pa shuar!
Gjilani është frymim inicues i proceseve të mëdha, dhe e ka bërë këtë sa herë i ka kërkuar vendi dhe interesat madhore të kombit!
Vjosa Kryeministre, është hallkë e vazhdimësisë rugoviane si testament per ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e marrëdhenjëve euroatlantike!.
Ne kemi votën si vlerë të demokracisë urbane për të bërë këtë vend me Zojë të shtëpisë!
Ne do të reflektojmë me votë, vullnetin tonë, se këtë vend do ta bëjmë ne, si amanet baballarësh për ta trashëguar fëmijët tanë.
Republika është vullneti i votës sonë
Vjosa, është vullneti ynë!
Bashkë e me suksese të reja!