BIOGRAFIA E HASAN ALIUT
Hasan Aliu, u lind më 20.10.1962 në Remnik, Komuna e Vitisë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan
Diplomoi në fakultetin juridik, në vitin 1980.
Për tri vite radhazi punoi si zyrtar për punë dhe marrëdhënie pune, mirëpo u largua dhunshëm nga pushteti serb në vitin 1990.
Nga viti 1995-1999 punoi si sekretar i shkollës fillore në Remnik.
Nga viti 1999-2003 ishte drejtor në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme.
Nga viti 2003-2007 ishte drejtor në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.
Nga viti 2007-2013 për dy mandate rresht ishte këshilltar në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe shef i grupit të LDK-së.
Nga viti 2014 e deri më tani ushtron funksionin e nënkryetarit të Komunës së Vitisë.
Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017 ishte asambleisti më i votuar në Viti.
Veprimtar i lëvizjes për eliminimin e konflikteve dhe ngatërresave, që nga viti 1990 e gjer më sot.
Në LDK ka ushtruar disa funksione, si në nëndegë, po ashtu edhe në degën e LDK-së në Viti.
Aktualisht është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.