Erlehta Osmani
Të nderuar familjarë, miq, qytetarë,
Partia Demokratike e Kosovës më ka dhënë besimin që të jem kandidate në listën zgjedhore në Zgjedhjet Qendrore të 6 tetorit.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ju me votën tuaj, më dhatë përkrahjen që të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal.
Ju jam mirënjohëse nga zemra!
Besimi juaj për mua ka qenë përgjegjësia më e madhe në jetë. Jam përpjekur në çdo mënyrë të mbroj interesat tuaja.
Sot, për herë të dytë, kërkoj besimin tuaj, tashmë si Kandidate në Zgjedhjet Qendrore.
Si kryetare e Rinisë Demokratike në Gjilan kam pasur takime me të rinjtë e çdo nëndege. Rinia beson në platformën e kryetarit tonë z. Kadri Veseli, në platformën e cila do të jetësohet me energjinë e kësaj rinie.
Dëshiroj që kësaj here të jem unë adresa e të gjitha ideve dhe shqetësimeve tuaja.
Do të jem adresa dhe zëri i të gjithë qytetarëve.
Mbështetja juaj për mua më obligon që prioritet i imi të jetë mirëqenia juaj.
Do të punoj me nder e sinqeritet drejt realizimit të projektit të Dekadës së Re!
Përzemërsisht,
Erlehta Osmani.
Riad Rashiti
Të nderuar familjar, miq dhe qytetarë
Duke besuar fuqishëm në misionin e Kadri Veselit, për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, kam pranuar që edhe unë të jem pjesë e këtij rrugëtimi dhe pjesë e ekipës fituese që e ka zgjedhur lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës, për të garuar në këto zgjedhje nacionale.
Kam qenë vazhdimisht kritik për krimin dhe korrupsionin në vendin tonë, sepse aty ku ka krim dhe korrupsion nuk ka zhvillim, arsim, shëndetësi dhe mirëqenie të qytetarit.
Vetëm me Kadri Veselin kryeministër të Republikës së Kosovës, do të kthehet besimi në institucionet e vendit tonë, duke marr masa ligjore për një qeverisje të drejtë dhe të barabartë. Përndryshe do të vazhdojë kjo gjendje e papranueshme për të gjithë neve.
Andaj, nga sot me besim dhe krenari do të kërkoj mbështejtjen tuaj për ta votuar PDK, Kadri Veselin për Kryeministër të Kosovës dhe mua si kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës, duke u zotuar se angazhimi im do të jetë vetëm në interes të vendit dhe do të jem zëri i Gjilanit në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç isha për dy mandate zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
E falenderoj gjithë strukturën e degës së PDK-së për besimin e dhënë dhe kryetarin Qemajl Mustafa i cili pavarësisht sfidave politike, po arrinë me sukses ta organizoj dhe mobilizoj degën e Gjilanit.
Vota e juaj është vlerë dhe përgjegjësi për mua, ju siguroj se do të jem përherë në anën tuaj.
Sinqerisht duhet të besoni në lidershipin e Partisë Demokratike të Kosovës, në Kadri Veselin si kryeministër.
Urime e suksese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019.
Me respekt,
Riad Rashiti, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës