Kreu i PDK-së, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, thotë se nga takimet me qytetarë po e vëren se partinë e tij e kanë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Ai thotë se Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq PDK-ja, andaj nuk ka më kohë për të humbur.
Postimi i Veselit:
Ngado që po takoj qytetarë, të gjithë Partinë Demokratike të Kosovës e kanë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Edhe banorët e fshatrave Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegër të Gjilanit e mbështesin vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheqim ne. Prandaj, nuk kemi më kohë për të humbur.
Vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës, i pranojnë vlerat, mundin, sakrificat, sukseset dhe gabimet, e dinë saktë se cili është drejtimi më i mirë që duhet të marrë vendi ynë.
Shpërndajeni nëse dëshironi një të ardhme më të mirë për Kosovën! #PDK112.