Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot dorëzoi çelësin edhe për një shtëpi të ndërtuar për familjen e Refik Aliut i cili jetonte në shtëpinë e vëllait të vet në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Këtë aksion humanitar KBI në Gjilan e ka ndërmarrë kohë më parë kur është njoftuar për këtë familje dhe gjendjen e rëndë të sajë, ka kërkuar nga imamët e xhamive që në një ditë xhumaje të kërkojnë ndihma vullnetare për ndërtimin e shtëpisë . Dhe sot përfundimisht i janë dorëzuar çelsat e shtëpisë së përfunduar ku Refi ku me familjen e tij mundë të jetojë një jetë normale.
Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu falenderon xhematet e të gjitha xhamive për kontributin e dhënë dhe nëse don Allahu ne jemi të gatshëm edhe në të ardhmen që nëpërmjet xhematit tonë të vazhdojmë në punë të hajrit dhe të bereqetshme.