Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ishte në vizit në fshatin Haxhaj, ai theksoj se qeverisja e Lutfi Haziri është pranë halleve dhe derteve të qytetarëve.
Ismajli ju bashkangjitë protestës, të cilët banorët e fshatit Haxhaj kërkojnë ndërtimin e objektit të ri shkollor.
Ja postimi i plotë:
Miq!
Ne jemi këtu për tu dëshmuar qytetarëve se jemi servil në shërbim të tyre!
Vizita në fshatin Haxhaj, dëshmon se qeverisja e Lutfi Hazirit ështëi pranë halleve dhe derteve të qytetarëve.
Është e pa kuptimtë, shpeshherë pengesat byrokratike që janë në Kosovë, qeverisjes komunale i hapin probleme të mëdha, e qytetarët me të drejtë ankohen tek autoritetet komunale.Këto pengesa janë jashtë mundesisë që mund t’i rregullojë dhe menaxhojë komuna!
U deklarova para banorëve, se komuna ndjenë nga afër brengat e tyre, dhe së bashku shprehim gatishmërinë për të bërë zgjidhjet më të mira! Këtij vendi, i duhet ndryshim i madhë, ligje që qytetarët jane të mbrojtur e jo byrokratët!
Edhe unë isha sot në protestë me banorët e Haxhajve! Ata kanë nevojë për shkollën që po vonon, kanë tri vite që mësojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda, në bodrumet e xhamisë së fshatit Haxhaj, aty ku lagështia dëmton rëndë shëndetin e këtyre fëmijëve dhe aty ku kushtet e rënda janë ato të cilat ia pamundësojnë mësim efikas dhe kohërent me kushtet e bashkëmoshatarëve nëpër shkolla tjera.
Ne si komunë, garantojmë se do të jemi në krahë të kërkesës së tyre jetike, të drejtës së garantuar me kushtetutë për shkollim, ku ne si komunë do të gjejmë mënyrën që kompanitë tjera të përfundojnë punimet në këtë shkollë dhe ta përmbyllim këtë gjendje të rëndë dhe përfundimisht t’i ipet këtyre fëmijëve mundësia dhe garanca për mësimnxënie në një shkollë të re, me një infrastrukturë bazike që do t’i përmbushë nevojat bazike të saj.
Në emër të kryetarit Haziri banorët e kësaj ane i garantova që këtë javë do fillojnë punimet në përfundimit e shkollës në Haxhaj!
Pushteti nuk është i pushtetarëve por i qytetarëve!
Bashkë me suksese të reja!