Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Ky proces zgjedhor që po nisim sot, nuk është thjeshtë një fushatë për të kërkuar votë, është proces përmes së cilit vendosim se çfarë Kosove duam, është proces përmes së cilit vendosim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë.
Zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum, ndërsa koncepti 100% është alternativë e vetme serioze përmes së cilës ruhet tërësia territoriale, kufijtë, dhe qenësia e Republikës.
Ju ftojë që të mobilizohemi për zgjedhjet e 6 tetorit, që koncepti ynë 100% shtet të dal fitues bindshëm, sepse kësisoj fiton Kosova, sigurohet e ardhmja e fëmijëve tanë dhe shtetit tonë, dhe i hapet rrugë zhvillimit ekonomik.
Ftojë për fushatë demokratike, për një garë fer, dhe të dëshmojmë pjekuri politike ashtu siç e do tradita jonë shqiptare.
Dalshim faqebardhë!
Rexha 43