Faton Bislimi, i cili për 20 vjet me radhë ka qenë anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington, për “Zërin” ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e pakontestueshme të SHBA-së në rrugëtimin e saj drejt marrëveshjes finale me Serbinë. Bislimi, i cili është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka theksuar se me partinë e tij në krye të qeverisë dialogu nuk do të stërzgjatet dhe do të jetë prioritet kryesor.
Faton Bislimi, anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili për herë të parë synon ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin çfarëdo marrëveshje e cila arrihet në mes të Kosovës e Serbisë në kuadër të fazës përmbyllëse të dialogut mes dy vendeve.
Bislimi ka theksuar se me partinë e tij, Lidhjen Demokratike të Kosovës, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë falë mbështetjes amerikane e miqve të tjerë të Kosovës do të jetë prioriteti kryesor dhe nuk do të stërzgjatet si proces./zëri/