Një prej emrave të rinj që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, është Mergim Lushtaku.
Lushtaku është sërish kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Mërgim Lushtaku ka zhvilluar me dhjetëra takime nëpër qytete e fshatëra të Kosovës nga të cilat dëshmohet se ai ka mbështetje të madhe, veçanërisht nga rinia.
Mergim Lushtaku u lind në Skenderaj më 20 nëntor 1986. Në Prekaz ka kryer dy vite të shkollës fillore, ndërsa pjesën tjetër e ka vazhduar në Gjermani/Schwabmünchen deri në klasën e shtatë.
Në vitet 2005-2009 është angazhuar në Parlamentin Studentor në Universitetin e Prishtinës, si i zgjedhur i studenteve në organet e ndryshme të vendimmarrjes në Universitet, si Kryetar i Parlamentit Studentor, Senator, Anëtar ex-officio në Bordin e UP-së.
Në vitin 2010 ka filluar të punojë në pozitën e Koordinatorit për Integrim Evropian në Departamentin për Menaxhimin e Reformës së Administratës Publike dhe Integrimeve Evropiane në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa me përcaktimin e prioriteteve të agjendës për procesin e integrimit evropian nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2011, janë themeluar Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në Ministritë e linjës, ku është zgjedhur Drejtor i këtij departamenti në Ministrinë e Administratës Publike, ku ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2017.
Në fund të vitit 2015 ishte emëruar nga Qeveria si Drejtor i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Iber-Lepenc”.
Në vitin 2017 ka kandidur për deputet në zgjedhjet e pergjithshme në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke u renditur si deputeti i treti më i votuar në PDK në këto zgjedhje.
Në kuadër të Kuvendit, është zgjedhur dhe është i angazhuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Mergim Lushtaku është i martuar dhe i ka katër fëmijë.
PRIORITETET E MERGIM LUSHTAKUT
Deputeti Mergim Lushtaku, është deputeti i tretë më i votuar në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Me përkushtimin dhe vullnetin që votën e dhënë ta kthejë në vepra dhe punë, më poshtë po i listojmë prioritet e Deputetit Mergim Lushtaku.
Arsimi dhe Rinia
Mirëqenia Sociale
Zhvillimi ekonomik
Mërgata