Ibish Ibishi (i pavarur) anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se në komunikim me drejtorin e shkollës në Dobërçan, është mësuar se shkolla është në një gjendje të keqe sa i përket energjisë elektrike, defektet dhe rrjeti i vjetërsuar bënë të domosdoshme intervenimin urgjent, transmeton 2LONLINE.
Për këtë është në dijeni edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.
Ibishi tha se është kërkuar nga ai si kuvendar të ngrisë këtë çështje në Kuvend për t’u bërë ndërhyrja e menjëhershme, e ëq tani pra është edhe kërkesë e tij.