Dheu i Bardhë, Banja e Reshat Ymeri të bindur për ndryshim, masivisht për Vetëvendosjen.
Bashkë, ashtu siç do të votojnë për VETËVENDOSJE!-n, banorët e lagjeve Dheu i Bardhë, Banja e Reshat Ymeri, kanë vendosur që të mobilizohen, të ngrehin zyrin e tyre e të vetëvendosin për ndryshimin e madh e për festën e madhe.
Banorët e këtyre lagjeve patën mundësi të bashkëbisedojnë me kandidatët për deputetë mbi platformën qeverisëse, mbi hallet e tyre dhe si egziston mundësia që hallet e tyre të gjejnë zgjidhje me qeverinë Kurti.
Me ngulm u kërkua zvogëlimi i qeverisë e i posteve të panevojshme qeveritare, ndalimi i keqpërdorimit të parasë e aseteve publike e fillim i forcimit e zhvillimit të shtetit.