Fushata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, nisi me tubimin e saj të organizuar në fshatin Uglar. Tubim ky masiv, me një pritje madhështore, tregoi ku është shpresa dhe besimi i Uglarit.
Arbëreshë Kryeziu Hyseni
Të dëshpëruar dhe zhgënjyer nga qeverisjet e deritanishme, Uglari sot i dha zë fitores së madhe të 6 tetorit. Fshati i cili u la pas dore në çdo aspekt, fshati ku u premtua e nuk u realizua, ku u fol e nuk u veprua, ku u dha fjala që do të bëhet e u gënjyen.
Por, Uglari sot, i tha mjaft premtimeve të rrejshme 30 milionëshe, i tha mjaft shfrytëzimit të tyre vetëm për votë, i tha mjaft lënies pas dore dhe i hapi dyert për ndryshimin e madh që po vjen me VETËVENDOSJE!.
Jo më kot u zgjodh pikërisht Uglari për të nisë fushatën sot Lëvizja VETËVENDOSJE!. Këtë e kërkuan vetë pika dhe banorët, si shenjë e përkrahjes së madhe që fshati po jep për kandidaten për deputete Arbëreshë Kryeziu Hyseni. Kandidatja e cila ka përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve të Gjilanit, e në veçanti të Uglarit në Kuvendin Komunal, sot po mbështetet fuqishëm që ajo të jetë zëri i Uglarit, Gjilanit, e Anamoravës në Kuvendin e Kosovës.
#LëvizjaVetëvendosje 126✅
#ArbëreshaKryeziuHyseni 41✅